Bjellorusia në kaos, Lukashenko dhe i biri me kallashnikov në dorë

24.08.2020 15:36

Situatë gjithmonë e më kaotike në Bjellorusi....

Situatë gjithmonë e më kaotike në Bjellorusi. Ndërkohë që në kryeqytetin Minsk vijojnë protestat popullore të shpërthyera pas zgjedhjeve presidenciale,  ku fitorja e Alexander Lukashenkos u kritikua nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, tonet po bëhen gjithmonë e më të nxehta dhe rrezikojnë të çojnë vendin ish-sovjetik në lufte civile.

Pas akuzave për një ndërhyrje të mundshme të trupave të NATO-s, presidenti Lukashenko ka shpërndarë disa pamje ku tregohet i armatosur deri në grykë gjatë një udhëtimi me një nga helikopterët qeveritar.

Pamjet tregojnë Lukashenkon teksa  që mban në dorë një kallashnikov, si një sinjal që pushtetin e tij do ta mbrojë me çdo kusht, edhe me armë.

Një simbolikë kjo e përforcuar edhe nga pamjet e djalit të tij, 15-vjeçarit Nikolay, edhe ai i armatosur.