Botë
Ciklon dhe stuhi në Karaibe, mijëra të evakuuar, 3 viktima në Republikën domenikane
24.08.2020 16:06
Mijëra vetë janë evakuuar nga banesat e tyre në rajonin e Karaibeve dhe në jugun e Shteteve të Bashkuara...

Mijëra vetë janë evakuuar nga banesat e tyre në rajonin e Karaibeve dhe në jugun e Shteteve të Bashkuara për shkak të përparimit të dy stuhive. Uragani Marco dhe stuhia tropikale Laura kanë sjellë erë të fortë dhe kanë trazuar detin, duke shkaktuar dëme materiale në Haiti, Kubë dhe në Republikën Domenikane. Shira të rrëmbyer janë regjistruar edhe në territorin amerikan të Puerto Rico-s. Uragani Marco parashikohet të godasë shtetin amerikan të Louisianës ndërsa stuhia Laura do të godasë Texas-in më vonë këtë javë.
Presidenti Donald Trump shpalli emergjencën natyrore, duke urdhëruar autoritetet federale të koordinojnë operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës. Të dielën u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në territorin e Puerto Ricos. Më e rëndë gjendja paraqitet në Republikën Domenikane ku autoritetet njoftojnë për të paktën tre viktima si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një milion vetë janë pa energji elektrike.
