Botë

Kretë, Greqi - shpërthim në anijen e pasagjerëve, 4 të plagosur

24.08.2020 16:21

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije udhëtarësh në Kretë të Greqisë...

Deri më tani, raportohet për 4 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në një kazan kaldaje avulli që shërbente për kuzhinën dhe dushet e tragetit. 4 të plagosurit kanë plagë djegie, një 30 vjeçar është në gjendje më të rëndë.
 
Trageti Blues Horizoni I linjës Kretë-Pire, kishte mbërritur në portin e Heraklios në Kretë në orën 06.00 të mëngjesit. Aksidenti ndodhi në momentin që në bord ndodheshin ekipet e pastrimit. Kompania që ka në pronësi tragetin,njoftoi se ka marrë masat për ndihmën mjekësorë të të plagosurve, ndërsa roja bregdetare njoftoi se nuk do të lejojë udhëtimin e tij, deri në gjetjen e shkakut të shpërthimit.