Botë

Rihapet xhamia në Jerusalem

31.10.2014 14:40

Izraeli ka rihapur xhaminë “Al Asqa” në Jerusalem, pas mbylljes së saj të enjten, për shkak të tensioneve...

Tendosja e situatës ka ardhur si pasojë e plagosjes së aktivistit të njohur hebre, Yehuda Glick.
 
Kompleksi i xhamisë është rihapur para lutjeve të së premtes, por me kufizime për besimtarët, si masë për sigurinë.
 
Lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mbyllja e xhamisë është “shpallje lufte” nga ana e Izraelit. 
 
Ndërkohë, palestinezi i dyshuar për plagosjen e Rabiut Glick, është varrosur sot në Jerusalemin Lindor. 
 
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Jerusalem që të përmbahen nga tensionet.