Ekonomi

KRRE uli çmimin e vajit ekstra të lehtë, nuk ka ndryshim të çmimit të benzinës dhe dizelit

24.08.2020 17:47

Çmimi me pakicë i benzinës dhe dizelit nuk ndryshojnë këtë javë...

Çmimi me pakicë i benzinës dhe dizelit nuk ndryshojnë këtë javë, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë. Ulje për gjysmë denari do të ketë vetëm në çmimin e vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Në pajtim me vendimin e KRRE-së, çmimet mbeten në nivel të konstatuar me vendimin e 17 gushtit. 
 
Eurosuper BS-95 do të shitet për 59,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 61,50 denarë për litër, Eurodizeli do të shitet për 52 denarë për litër. Çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri, pas uljes do të jetë  51,5 denarë për litër. KRRE e uli çmimin me pakicë edhe të Mazutit M-1 NS për 0,085 denarë për kilogram dhe ai do të shitet për 26,28. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë rritje tek benzina, ulje tek  dizeli dhe  vaji ekstra i lehtë ulje dhe rritje për mazutin.