Botë
Covid-19, 4 viktima dhe 178 raste të reja në Shqipëri
24.08.2020 18:09
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se katër pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë...

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se katër pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 254.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.”,- njofton Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 178 persona.
Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8605.
Sot janë regjistruar vetëm 81 pacientë të shëruar.
