Botë
Turqi, shkon në 8 numri i viktimave nga reshjet
24.08.2020 18:34
Është rritur në 8 numri i të vdekurve nga reshjet e fuqishme të shiut që përfshinë provincën Gerisun në rajonin e Detit të Zi në Turqi...
10 të tjerë rezultojnë të humbur. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës gjatë fundjavës kanë shkatërruar infrastrukturën e provincës verilindore.
Autoritetet njoftuan rritjen e bilancit të viktimave si pasojë e shembjes së një ure-tunel, e cila zuri poshtë automjetin së bashku me disa efektivë të xhandarmërisë vendase teksa vijonin operacionet e shpëtimit.
Shumë nga viktimat e tjera u gjeten të mbytur te dielën në ujërat e rrëmbyer, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mbi 10 persona të shpallur të zhdukur.
Në operacionet e shpëtimit u arrit të shpëtohen rreth 150 persona.
