Në Austri 242 të infektuar të ri me Kovid-19, rritet numri edhe i të hospitalizuarve
Gjatë 24 orëve të fundit në Austri janë regjistruar 242 raste të reja të infektimit me koronavirus nga 6.219 testet e bëra...

Gjatë 24 orëve të fundit në Austri janë regjistruar 242 raste të reja të infektimit me koronavirus nga 6.219 testet e bëra, me të cilët numri i pacientëve të ri mbetet i lartë, ndërsa njëkohësisht rritet e numri i të hospitalizuarve.
Si edhe në ditët paraprake, Vjena sërish është kryesore në fokus me 94 infeksione, para Stririsë me 36 raste të reja, por edhe Austria e poshtme me 29 dhe Austria e epërme me 20.
Pasi prej dje numri i të hospitalizuarve arriti 116, sot ai u rrit në 135 njerëz në trajtim spitali.
Njëkohësisht, numri i pacientëve në trajtim intensiv ka mbetur i pa ndryshuar në 23.
Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person, me të cilin numri i rasteve të vdekjes ka arritur 733.
Nga fillimi i epidemisë në Austri gjithsej janë infektuar 25.402 persona./mia
