Të paktën 90 njerëz të ngujuar nën rrënojat e një ndërtese në Indi
Të paktën 90 njerëz, përfshirë fëmijë, u bllokuan nën rrënojat e një ndërtese me 40 apartamente...

Të paktën 90 njerëz, përfshirë fëmijë, u bllokuan nën rrënojat e një ndërtese me 40 apartamente që u rrëzua në qytetin indian, Mahad, në jug të qendrës financiare të Mumbai, kumtoi policia.
Autoritetet kumtuan se shpëtimtarët arritën t’i nxjerrin 28 persona jashtë, ndërsa akoma nuk është konfirmuar nëse ka të vdekur ose të plagosur.
Fotografitë nga vendi tregojnë se kompleksi banesor me pesë kate me 40 apartamente është shkatërruar plotësisht. Shkaku i shembjes së ndërtesës, që ndodhi gjatë shirave të mëdha të monsune, nuk dihet akoma, por kanë dalë informacione kontradiktore për atë se sa e vjetër është.
Sipas disave, ajo është ndërtuar gjashtë vjet më parë, ndërsa të tjerët pretendojnë se ndërtesa është e vjetër 60 vjeç, transmeton “Hindustan tajms”./mia
