Zjarret në Argjentinë akoma aktive, tani për tani nuk ka të lënduar
Në provincën Kordoba të Argjentinës aktive janë zjarre të cilat janë përforcuar nga era e fuqishme dhe mungesa e shirave...

Në provincën Kordoba të Argjentinës aktive janë zjarre të cilat janë përforcuar nga era e fuqishme dhe mungesa e shirave, për çka autoritetet dhanë urdhër për evakuimin e popullsisë.
Në zjarre tani për tani nuk është lënduar askush, konfirmuan autoritetet. Zjarret deri më tani kanë djegur të paktën 14.321 hektarë tokë, kryesisht në veri të krahinës, njoftojnë mediat lokale.
Autoritetet rajonale dhe federale janë duke dërguar helikopterë zjarrfikëse për të ndihmuar në shuarjen e stihisë së zjarrtë. Autoritetet në Kordoba paralajmëruan për rrezik “ekstrem” nga zjarret në krahinë, për shkak të motit të thatë dhe me erë dhe ju bënë thirrje qytetarëve të paraqesin zjarre të reja nëse paraqiten.
Vijon hetimi për shkaqet e zjarreve ndërsa dyshohet se ato janë shkaktuar nga fermerë të cilët dëshirojnë t’i ripërtërijnë kullosat, që është praktikë e zakonshme në Argjentinë./mia
