Botë

Kosovë, ngërçi politik po shkon drejt zgjidhjes

31.10.2014 14:59

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë sot se takimet intensive mes bllokut që kanë ndodhur këtë javë...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë sot se takimet intensive mes bllokut që kanë ndodhur këtë javë, janë sinjale se ngërçi politik në vend përfundimisht po shkon drejt zgjidhjes. Ai është shprehur i bindur se javën e ardhshme do të përfundojë gjithçka dhe kuvendi, sipas tij, do të konstituohet. 
 
Në ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, siç duket është dorëzuar me faktin se nuk mund të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.
 
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Mustafa ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në kuvend dhe për t’ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin.
 
Andaj, ka shtuar ai, "duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV-së, si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t’ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabile dhe efikase".