Maqedoni
Ivanov në Beograd
31.10.2014 15:42
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me ftesë të homologut të tij serb, Tomisllav Nikoliq, po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd...

Ivanov dhe Nikoliq kanë konstatuar se bashkëpunimi midis dy vendeve është në nivel të lartë, ndërkohë që marrëdhëniet e mira janë gjithnjë të pranishme.
"Këto marrëdhënie janë shembull për rajonin"- ka deklaruar Ivanov pas takimit me presidentin serb.
Më tej, Ivanov ka theksuar se dallimet në qëndrime për çështje të veçanta ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë nuk duhet t’i pengojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ivanov, pritet të takohet me kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Maqedonasve në Serbi, Maja Gojkoviq, ndërsa do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Trilateral, i përbërë me njerëzit më të fuqishëm në botë, që përbëjnë të ashtuquajturën "Qeveri nën hijen e botës".
