Maqedoni

1000 subjekte në prag falimentimi, kërkojnë mbështetje dhe t’u lejohet të punojnë

25.08.2020 17:16

Për shkak të pandemisë, sipas dekreteve qeveritare, shumë biznese ndërprenë aktivitetin e tyre. ...

Për shkak të pandemisë, sipas dekreteve qeveritare, shumë biznese ndërprenë aktivitetin e tyre. Tashmë 6 muaj, këndet e lojërave, institucionet private për edukim dhe kujdes të fëmijëve, objektet për dasma, ditëlindje dhe festa të tjera familjare, nuk realizojnë asnjë të ardhur. Bëhet fjalë për mbi 1000 subjekte, të cilat janë para falimentimit. Ata presin që Qeveria e re urgjentisht të zgjidhë problemin e tyre financiar, në të kundërtën kërcënohen me protesta. Ata kërkojnë protokolle urgjente për fillim me punë dhe nëse vendoset detyrimisht të mbesin të mbyllura, të sillen masa për mbështetje financiare me të cilat do ta  mbijetojnë krizën pasi për kaq muaj nuk marrin asnjë mbështetje financiare, por vazhdojnë të gjenerojnë shpenzime për pagë, qira dhe kosto të tjera.
 
Nëse edhe më tej do të detyrohen të mos punojnë, ata kërkojnë të sillet pako ekonomike prej 6 masave si ndihmë financiare: subvencione në vlerë të pagës minimale bruto, për të gjithë muajt e deritanishëm gjatë të cilëve nuk kanë punuar dhe për të gjithë të ardhshëm  në të cilat bizneset do të detyrohen të mbyllen, anulim i obligimeve për pagesë ndaj ndërmarrjeve komunale deri në fund të vitit, lirim nga obligimet për parapagesë të tatimit të fitimit dhe tatimit personal të të ardhurave, lirim nga pagesa e tatimit të pronës ndaj komunave dhe Qytetit të Shkupit për muajt  në të cilët nuk e kryejnë veprimtarinë, moratoriumi i pestë me riprogram për obligimet kredituese ndaj bankave deri në fund të vitit dhe ndihmë e njëhershme në të holla, për të gjitha objektet në bazë të kritereve të përcaktuara dhe parametrave të bazuara në të ardhurat vjetore dhe tatimet e paguara vitet e fundit. 
 
HAMIDE EMINI