Kulturë
Ohër, mbrëmje çeke në festivalin “Vera e Ohrit”
25.08.2020 18:49
Programi muzikor i Festivalit “Vera e Ohrit” solli koncertin e 4 me piano “Bah për ty”...

Programi muzikor i Festivalit “Vera e Ohrit” solli koncertin e 4 me piano “Bah për ty”, të interpretuar nga artistë profesionalë të orkestrës “Virtuozët çekë”.
Edhe pse në kohë pandemie, artistët të cilët u mbështetën nga ambasadori çek, nuk hoqën dorë nga projekti dhe interpretuan para publikut në Ohër.
“Ky koncert nuk do të ishte realizuar pa zemërgjerësinë e madhe të Kompanisë “Petrov”, e cila prodhoi dhe dërgoi 4 piano për sonte. Këto piano do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut dhe do të vendosen në Shkup dhe kushdo që dëshiron t'i shohë, përdorë ose blejë ato do të jetë i mirëpritur. Bëhet fjalë për piano nga kompania më e vjetër dhe më e famshme në Çeki që prodhon piano për më shumë se 150 vjet.”,- tha ambasadori i Çekisë në RMV, Miroslav Toman.
“Programi i mbrëmjes i quajtur “Bach për ju” është i dedikuar për një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë, Johann Sebastian Bach, i cili feston 335 vjet që nga lindja e tij, dhe 270 vjet nga vdekja e tij e cila gjithashtu përkon me vitin jubilar të Festivalit të Verës së Ohrit.”,- u shpreh pianistja, Ema Jedliçka Gogova.
Festivali “Vera e Ohrit” është një nga evenimentet më të rëndësishme për Ohrin dhe më gjerë, me një larmishmëri të koncerteve dhe artistëve pjesëmarrës.
ILMIJE ZHAKU
