Ekonomi

Vendet e rajonit bashkë pretendojnë thithjen e fondeve të BE-së

31.10.2014 16:13

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të aplikojnë së bashku për financim të projekteve me fondet e BE-së përmes mekanizmave të Shkollës Rajonale për Administratë Publike (“RESPA”)...

Ministrat e Administratës Publike të gjashtë vendeve anëtare të Shkollës Rajonale, u dakorduan që të ndërmarrin aktivitete për projekte të përbashkëta, për përforcim të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, për  reforma në Administratën Publike, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe integrimin sa më të shpejtë në Bashkimi Evropian. 
 
“U propozua që të vendoset “RESPA” si një pikë e vetme për komunikim mes vendeve anëtare në “RESPA”, për tërheqjen e fondeve evropiane nga programi i ri “Horizont 20–20”. Për thithjen e atyre fondeve është e nevojshme që tre shtete bashkërisht të aplikojnë. Ky është propozim që e pranuam që të gjithë, që të mund të aplikojmë në projekte që janë në interes të tre ose më shumë shteteve”- deklaroi ministri, Ivo Ivanovski.
 
“”RESPA” është një nga instrumentet rajonale të bashkëpunimit. Këto lloj instrumentesh janë jo vetëm të nevojshme, por janë të domosdoshme për zhvillimin tonë të përbashkët si rajon dhe ne të gjithë jemi shumë koshient, që të gjithë jemi më të fortë në qoftë se bashkëpunojmë më shumë, të gjithë do të zhvillohemi më shumë ekonomikisht në qoftë se bashkëpunojmë dhe “RESPA” si instrument i tillë, pikërisht për këtë arsye është financuar dhe mbështetur nga BE, i cili na nxit t’i shtojmë këto instrumente bashkëpunimi”- tha ministrja e Administratës Publike dhe Inovacionit në Shqipëri, Milena Harito.
 
Vitin e ardhshëm, Maqedonia kryesimin me “RESPA”-n do t’ia dorëzojë Malit të Zi. Ndërsa në 2015, pjesë e “RESPA”-s nuk do të jetë Kroacia për shkak të anëtarësimit në BE, por në vend të saj do të anëtarësohet Kosova, e cila tani ka statusin e vëzhguesit.
 
SANIJE KASAMI