Botë

Covid-19, OBSh: Kujdes në trajtimin e pacientëve me plazmë

25.08.2020 19:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që të bëhet kujdes lidhur me çështjen e trajtimit të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që të bëhet kujdes lidhur me çështjen e trajtimit të COVID-19 me plazmën e gjakut që merret nga personat që kanë kaluar virusin Korona.

OBSH e sheh ende si eksperimentale trajtimin e plazmës. Sipas OBSH-së, rezultatet e trajtimit të plazmës në luftën kundër COVID-19 nuk janë përfundimtare dhe aktualisht ofrohen prova në cilësi shumë të ulët. Ekspertë të tjerë thonë se trajtimi me plazmë jep “shpresë të madhe” por se aktualisht nuk ka ndonjë provë se ajo funksionon. 

OBSH-ja me arsyetimin se “kanë dështuar në uljen e normës së vdekshmërisë” njoftoi se ka ndaluar përdorimin e “hidroxikloronik” dhe ilaçeve me kombinimin “lopinavir -/ ritonavir”, që janë përdorur në trajtimin e personave të prekur me COVID-19.

Shifrat e të sëmurëve me Covid-19 vazhdojnë të rriten në një valë të re shqetësuese. Të gjithë i kanë sytë nga vaksina e re, që nuk dihet kur do të jetë gati.