Botë

Italianja për herë të tretë e infektuar me Kovid-19

25.08.2020 19:58

Një grua italiane nga Lombardia gjatë kohës së pushimit veror në ishullin e Sardenjës...

Një grua italiane nga Lombardia gjatë kohës së pushimit veror në ishullin e Sardenjës, zbuloi se ajo për të tretën herë ishte infektuar me virusin Kovid-19. Italianja, e cila ishte në pushime verore në qytetin Tertenia në Sardenjë, për arsye të tjera shëndetësore shkoi në spital, ku zbuloi se ishte përsëri pozitive me Kovid-19.

Siç transmetojnë mediat italiane, ajo ishte shtruar dy herë në spital për shkak të virusit, pas së cilës ishte kuruar, pra ajo kishte rezultate negative nga testi i koronavirusit

. Tani ajo është shtruar në spital në qytetin e Lanuzeit. Sipas kumtesës nga autoritetet lokale, pacientja përsëri do të testohet dhe sipas protokollit “anti-kovid”, kontaktet e saj do të monitorohen për të përcaktuar nëse ka të tjerë të infektuar./mia