Reshje treditore të shirave të mosunit në Pakistan, të paktën 90 të vdekur
Të paktën 90 njerëz e kanë humbur jetën kurse 1.000 shtëpi janë shkatërruar gjatë shirave treditore të Mosunit në Pakistan...
Të paktën 90 njerëz e kanë humbur jetën kurse 1.000 shtëpi janë shkatërruar gjatë shirave treditore të Mosunit në Pakistan, kumtoi Agjencia nacionale për menaxhim me situata të jashtëzakonshme.
Qyteti i portit Karaçi u përfshi prej shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa për shkak kanalizimit të vjetërsuar rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur. Deri në fund të kësaj jave pritet të ketë reshje në Karaçi.
Në fillim të këtij muaji, kryeministri Imran Kan dërgoi trupa në qytetin e portit për të ndihmuar autoritetet lokale të pomponin ujin nga zonat e banuara të përmbytura.
Çdo vit, shumë qytete në Pakistan po ballafaqohen me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha, dhe çdo vit autoritetet kritikohen për planifikim të dobët.
Sezoni i shirave të monsunit zgjat nga korriku deri në shtator./mia
