Botë

Timoshenko është pozitive në koronavirus dhe është në gjendje kritike

25.08.2020 22:03

Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko e cila ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus...

Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko e cila ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, është transferuar në mjekim intensiv dhe është në gjendje kritike.

“Për fat të keq, akoma nuk kemi lajme të mira. Gjendja e Julija Vladimirovna akoma është e vështirë. Nga nata e kaluar, ajo është duke pranuar terapi në trajtimin intensiv sipas protokollit për mjekimin e Kovid-19”, informoi zëdhënësja e saj Marina Soroka në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo para dy ditësh e konfirmoi se Timoshenko është pozitive në koronavirus dhe se është dërguar në spital me ethe. Ajo është politikania e parë ukrainase e infektuar me koronavirus.

Timoshenko dy herë ishte kryeministre e Ukrainës nga viti 2005 deri në vitin 2010./mia