Basketboll

NBA, Cleveland e nis me humbje

31.10.2014 16:16

LeBron James dhe Cleveland Cavaliers e startojnë në mënyrën më të keqe sezonin e ri të NBA pasi u mundën 95-90 në ndeshjen e luajtur në “Quicken Loans Arena” të Ohio-s...

“Mbreti” u prit me ovacione të mëdha nga tifozët vendase pas rikthimit në shtëpi, madje ai shënoi koshin e parë të sfidës, por fraksioni i parë rezultoi katastrofik pë të me një kosh të realizuar nga 9 tentativa në total.
 
Miqtë e ngushtuan diferencën në -3 pas një koshi nga jashtë zonës të Shane Larkin, ndërsa në mbyllje të periodës së dytë, Pablo Prigioni realizoi një tjetër 3-pikësh për t’i fiksuar shifrat 59-55 në favor të miqve.
 
Avantazhin e thelloi Carmelo Anthony në periodën e katërt, duke e detyruar LeBron James të tërhiqej në mbrojtje për ta mbyllur mbrëmjen me vetëm 17 pikë. Sukses të rëndësishëm regjistruan Los Angeles Clippers ndaj Oklahoma City Thunder 93-90, ndërsa Minesota kaloi 97-91 Detroit Pistons.
 
Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Dallas Mavericks dhe Utah Jazz ku skuadra teksane realizoi plot 120 pikë, plot 18 më shumë se rivalët, duke siguruar suksesin e parë sezonal pas disfatës hapëse kundër San Antonio Spurs.