Sportet E Tjera

Majlinda në finale në Abu Dhabi

31.10.2014 16:19

Majlinda është kualifikuar në finale të “Grand Slem”-it që po mbahet në Abu Dhabi, pasi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kg e ka mposhtur francezen, Annabelle Euranie...

Xhudistja pejane, në raundin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Kurse, në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida.
 
Ndërkohë, Nora Gjakova është eliminuar nga ky turne prestigjioz në rrethin e dytë, pasi është mposhtur nga xhudistja kanadeze Catherine Beauchemin-Pinard. Nora e kishte fituar luftën e parë, duke e mposhtur rusen Tatiana Kazenyuk.