Botë

Protestat në Bjellorusi, në pranga dy figurat kryesore të opozitës

26.08.2020 12:28

Dy figura të larta të opozitës janë lënë në burg 10 ditë për organizimin e demostratave në Bjellorusi....

Olga Kovalkova dhe Sergei Dylevsky janë të dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të Koordinimit, të ngritur nga lideri i opozitës Scetlana Tikhanovskaya.
 
Olga Kovalkova  është bërë një nga fytyrat më të rëndësishme të opozitës, ajo u tërhoq nga një kryq i Bjellorusisë për të negociuar paqësisht dhe për të hapur rrugën për ri kandidimin e zgjedhjeve. Ajo u arrestua ditën e hënë së bashku me Sergei Dylevsky në hyrje të fabrikës shtetërore Minsk Tractor.
 
Edhe ish- ministri i Kulturës, Pavel Latushko, u mor në pyetje për më shumë se tre orë por nuk u arrestua.
 
Bjellorusët, pjesë e komunitetit të madh të Çikagos nga Evropa Lindore, kanë protestuar për të shprehur solidaritet me popullin e Bjellorusisë që nga zgjedhjet e 9 gushtit në vend, në të cilat Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë.
 
Sipas rezultateve zyrtare, ai fitoi 80 për qind të votave në garën kundër udhëheqëses së opozitës, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila ka thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe është larguar nga vendi.
 
Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk, kundër, siç thonë ata, manipulimit të zgjedhjeve dhe po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkos, të cilin kritikët e kanë cilësuar si “diktatorin e fundit të Evropës“.