Botë

Dy uragane goditën Karaibet - 20 të vdekur, u evakuua Teksasi e Luiziana

26.08.2020 14:00

Uraganet Marko dhe Laura kanë goditur me të gjithë fuqinë e tyre Karaibet...

Uraganet Marko dhe Laura kanë goditur me të gjithë fuqinë e tyre Karaibet, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë së paku 20 njerëz, përfshirë një foshnje dhe një fëmijë tetë vjeç në Haiti. Shirat e dendur kanë goditur gjithashtu pjesë të Kubës, Republikës Dominikane dhe territorit amerikan të Porto Rikos.
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli të shtunën gjendje katastrofe në këtë territor. Qindra mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura tashmë është në drejtim të tyre. Mbi 385,000 njerëz u urdhëruan të largohen nga disa qytete të Teksasit dhe mbi 200,000 të tjerë duhet të largohen nga Luiziana. Uragani Marco, e goditi Luizianën të hënën, duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të furishëm. Marco tashmë është dobësuar në stuhi tropikale.