Botë

OBSH: Virusi korona në botë po ngadalësohet

26.08.2020 15:12

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep lajmin e mirë....

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep lajmin e mirë. Pandemia e COVID-19 po ngadalësohet në botë, veçanërisht në kontinentin amerikan.
 
OBSH ka arritur në këtë konkluzion pasi ka krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.
 
Më shumë se 1.7 milion raste të reja dhe 39 mijë viktima janë regjistuar nga 17 deri 23 gusht ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.
 
Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.
 
Në dy zonat e fundit rastet e reja me Covid-19 janë rritur përkatësisht 4.06% dhe 4.28%. Në kontinentin amerikan, rënia e të prekurve të konfirmuar ishte 11.35%, në Europë me 0.9% dhe në Afrikë me 8.4%.