Kulturë

Pandemia nuk i ndal dot vargjet, çdo gjë gati për “Mbrëmjet strugane të poezisë”

26.08.2020 16:00

Struga përgatitet për edicionin e 59 të festivalit më të vjetër poetik "Mbrëmjet strugane të poezisë”....

Struga përgatitet për edicionin e 59 të festivalit më të vjetër poetik "Mbrëmjet strugane të poezisë”. Për shkak të pandemisë, ndryshe nga vitet tjera, këtë vit do të ketë vetëm poetë nga vendit, pjesëmarrësit e ftuar nga vendet tjera do të interpretojnë përmes ekranit. Programi i festivalit do të jetë i reduktuar, ai do të mbahet prej datës 28 gusht deri më 30 gusht, por përmbajtja do të jetë e njëjta. 
 
“Do të realizohet me një protokoll të caktuar të hyrjes dhe daljes së publikut, duke ruajtur distancë fizike, për ta minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit. Në program do të marrin pjesë rreth 40 pjesëmarrës, në hapjen kryesore dhe në mbylljen e festivalit.”,- deklaroi drejtori i MSP-së, Todorçe Tasheski.
 
Fituesi i këtij viti, poeti izraelit Amir Or, do të drejtohet përmes lidhjes me video, ndërsa vitin e ardhshëm atij do t’i jepet “Kurora e Artë”, së bashku me fituesin e vitit që vjen. 
 
“Një lidhje e veçantë përmes videos është përgatitur për fituesin e këtij viti, poetin izraelit Amir Or, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm jubilar të “Mbrëmjes së poezive” si mysafir special ku do të trajtohet njëjtë me fituesin e vitit të ardhshëm.”,- u shpreh drejtori i MSP-së, Todorçe Tasheski.
 
Prania fizike e audiencës do të jetë e kufizuar për shkak të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia. “Mbrëmjet e Poezisë së Strugës” vlerësohet të jetë një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore, i cili që nga viti 1961 bashkon botën përmes fuqisë së vargjeve.
 
ILMIJE ZHAKU