Botë

Bota në luftë me Covid-19, numri i të prekurve shkon në mbi 24 milionë

26.08.2020 16:30

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë...

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5 milion e 955 mijë e 728 raste. Pas tyre radhiten Brazili me 3 milion e 674 mijë e 176 raste, India me 2 milion e 234 mijë e 474, Rusia 966 mijë e 189, prej të cilave 4.676 infektime të reja dhe 115 vdekje në 24 orët e fundit, Afrika e Jugut që në këto 24 orë ka regjistruar 149 vdekje dhe 1.567 raste të reja me COVID-19 dhe Peruja, Meksika, Kolumbia, Spanja, Kili dhe Irani.
 
Por, Covid-19 nuk ka kursyer asnjë shtet. Deri më tani jetën e kanë humbur 823 mijë e 513 persona. 16 milion e 608 mijë e 605 milionë njerëz janë shëruar, ndërsa vazhdojnë ende trajtimin 6 milion e 629 mijë e 98 raste aktive.