Maqedoni
Në Shkup mungojnë drunjtë për ngrohje
31.10.2014 16:44
Në prag të sezonit të dimrit, një pjesë e qytetarëve ngrohen pikërisht me dru. Por, në pikat shitëse të drunjve në Shkup vërehet mungesë e drunjve për ngrohje...

Megjithëse pronarët, apo të punësuarit në pikat shitëse nuk deshën të prononcohen para kamerës së TVM-2, mungesën e drunjve e konfirmon vetë mbishkrimi i vendosur në hyrje.
Nga ana tjetër, disa nga qytetarët që shfrytëzojnë dru për ngrohje thonë se ende nuk janë furnizuar me dru, ndërsa disa janë përcaktuar të ngrohen me energji elektrike.
“Me dru ngrohemi, por nuk kemi para, nuk më kanë lëshuar socialin, nuk e marr me rregull”- u shpreh një qytetar.
“Me dru, gjithë jetën me dru jam ngrohur, prej se kam lindur krejt me dru”- tha një qytetar.
“Me rrymë nxehem dhe paguaj 4000 mijë denarë në muaj”- theksoi një qytetar.
“Me rrymë ngrohemi me vite”- potencoi një qytetar.
Përveç mungesës së drunjve, me uljen e temperaturave është rritur edhe çmimi i druve, i cili aktualisht arrin në 3800 denarë për metër kub.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
