Maqedoni

Zaev dorëzoi propozimin për qeverinë e re, politika e brendshme, në fokus të qeverisë

26.08.2020 17:36

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev, i dorëzoi Kuvendit republikan...

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev, i dorëzoi Kuvendit republikan propozimin për përbërjen e kabinetit të tij dhe programin për punën e Qeverisë në mandatin katërvjeçar 2020-2024.
Politikat e brendshme për zhvillim të ekonomisë, përballja me sfidat që sjell epidemia me virusin Kovid-19, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet e qeverisë së re. Mandatari Zaev konsideron se çështjet më të rëndësishme në planin e jashtëm janë zgjidhur gjatë mandatit të kaluar.    
 
“Programi i qeverisë pasqyron, në tërësi, përkushtimin e të gjitha partive politike që janë pjesë e koalicionit për luftë të pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit. Pastrim thelbësor të gjyqësisë dhe kontroll të origjinës së pasurisë dhe parave të të gjithë funksionarëve. Të gjithë partnerët e koalicioni jemi pajtuar të përkrahim realizimin e marrëveshjeve me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, që sollën anëtarësimin në NATO dhe vendim për fillimin e negociatave me Unionin Evropian.”,- theksoi mandatari, Zoran Zaev.
 
Pesë nënkryetarë për përfaqësim të të gjithëve
 
Shumica e brishtë në Kuvend nuk do të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit dhe zbatimin e programit dhe politikave të Qeverisë, konsideron Zaev, bazuar në përvojën e mandatit të kaluar.
Për dallim nga vendimi i tij për të reduktuar kabinetin qeveritar arsyeton vendimin e shumicës që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë. Konsideron se kështu krijohet mundësi për përfaqësim më të madh të bashkësive etnike dhe opozitës në krye të tempullit të demokracisë.
 
“Vendi ynë e shfrytëzon funksionin nënkryetar i Kuvendit për shkak të shtyllës së demokracisë, që është Parlamenti, institucioni më i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut. Njëkohësisht, jemi shtet multietnik dhe duam të kemi përfaqësim të të gjithëve. Ky problem që hapi VMRO DPMNE në pjesën e nënkryetarëve të Kuvendit ka për qëllim përfitimin e pikëve politike në bazë të gënjeshtër. U përcaktuan gjithsej pesë nënkryetarë të Kuvendit që nuk do të thotë se do të jenë aq. Më tej do të vendos Kuvendi.”,- theksoi mandatari, Zoran Zaev.
 
Zaev pret që qeveria e re të zgjidhet në Kuvend brenda kësaj jave, që javën tjetër, qeveria e re të fillojë me punë dhe institucionet të fillojnë të zgjedhin problemet, me kapacitet të plotë. Konsideron se deputetë kanë kohë të mjaftueshme që të njihem me biografitë e kandidatëve për ministra dhe me programin e qeverisë. Njoftoi se, gati është edhe lista e kandidatëve për zëvendësministra. 
 
SHPËTIM NUREDINI