Maqedoni
Qeveria e re, VMRO-DPMNE: Ende pa nisur punë, nisën skandalet
26.08.2020 17:49
“Koalicion për kriminalitet dhe tender”, kështu e cilëson VMRO-DPMNE qeverinë e re...

“Koalicion për kriminalitet dhe tender”, kështu e cilëson VMRO-DPMNE qeverinë e re që propozoi në Kuvend mandatari, Zoran Zaev. Sipas tyre, nuk mund të flitet për qeveri të re kur gjysma e kuadrove të saj janë të njëjtët njerëz të harxhuar e kompromentuar. Prej ekzekutivit gjysmë të vjetër, që, siç thonë, institucionet ndërkombëtare tashmë e kanë shpallur më të korruptuarin në Evropë, VMRO pret vetëm përçarje e afera të reja.
“Qeverinë e re, e cila ende nuk ka filluar punë dhe nuk është votuar, veç më po shkundin skandale të tilla si “Eurostandard, me vlerë 200 milion euro, kriza Covid që merr jetë çdo ditë dhe vrima në buxhet prej një miliardë euro të shpenzuara për ryshfete. Do të kemi një qeveri që vetëm disa ditë para fillimit të vitit shkollor nuk ka ndonjë plan apo program. Kemi një qeveri dhe një propozim për një kryeministër që shohim se i ka harruar problemet reale dhe flet fraza dhe fraza të përgjithshme për tokën, ajrin dhe ujin, por i harroi të gjitha premtimet e tij.”,- tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Votimi i qeverisë së re, VMRO-DPMNE paralajmëron fjalime të gjata
VMRO megjithatë do të marrë pjesë në seancën për formimin e qeverisë që duket se do të mbushet me fjalimet maratonike të opozitës.
“Po do të marrim pjesë në seancë dhe do të paraqitemi për fjalime me qëllim që t’i vëmë në dukje të gjithë kuadrot e vjetër dhe të rraskapitur të kësaj qeverie.”,- theksoi Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE gjithashtu komentuan edhe propozimin e Zaevit për 5 nënkryetar të Kuvendit, duke e cilësuar si tregtim me partnerët e tij të pakënaqur të koalicionit.
SANIJE DURAKU
