Maqedoni

Brigada “Sibrig” stacionohet në Kumanovë

26.08.2020 18:19

Gjashtë vitet e ardhshme vendi do të jetë nikoqir i brigadës “Sibrig” të Europës Juglindore....

Gjashtë vitet e ardhshme vendi do të jetë nikoqir i brigadës “Sibrig” të Europës Juglindore. 40 përfaqësues të gjashtë ushtrive Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë do të jenë të vendosur në kazermën Boro Menkov në Kumanovë. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, shprehu kënaqësinë që Kumanova do të jetë seli e kësaj brigade dhe se ky është një aktivitet i rëndësishëm për vendin si anëtare e re e NATO-s.
 
“Në njëfarë forme mund të them se “Sibrig” u kthye në shtëpi, pasiq ë në vitin 1998 në Shkup është mbajtur konferenca dhe është nënshkruar marrëveshja me të cilën është formuar kjo brigadë. Me të vërtetë është kënaqësi që pas aq vitesh Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet nikoqir i brigadës për Europën Juglindore dhe do të jetë nikoqir i përfaqësuesve të gjashtë shteteve, gjashtë armatave të cilat kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë edhe më shumë në fushën e mbrojtjes.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Sipas Sheqerinskës, Qeveria për një periudhë të shkurtër është përgatitur për këtë projekt të rëndësishëm dhe ka rikonstruuar kazermës. Brigada “Sibrig” është formuar një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 1999 në krye të së cilës është emëruar oficer nga Maqedonia.
 
MERAL ISMAILI