Botë
Covid-19, 4 viktima dhe 157 raste të reja në Kosovë
26.08.2020 18:40
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 4 viktima nga SARS CoV-2...

Gjithashtu nga 511 mostra të marra , rezultojnë 157 persona kovid pozitivë. Edhe sot vazhdon të kryesojë Prishtina me 52 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 12.840 dhe gjithsej janë regjistruar 492 persona që e kanë humbur betejën me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406.
Ka hyrë në fuqi ndërkohë ligji i ri që parasheh gjoba prej 35 eurosh për çdokënd që nuk mban maskë apo nuk respekton distancën sociale.
