Botë
Covid-19, 4 viktima e 168 të infektuar në Shqipëri
26.08.2020 19:01
Gjatë 24 orëve të fundit, 4 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në Shqipëri...

Gjatë 24 orëve të fundit, 4 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në Shqipëri. 168 persona janë konfirmuar pozitive dhe 102 qytetarë janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 878 testime. Nga totali i testimeve, me COVID-19, 168 persona janë konfirmuar pozitive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.”,- u tha nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
