Paraburgim prej 30 ditëve për kumanovarin tek i cili u gjetën 15,77 gramë marihuanë
Prokuroria e Kumanovës ngriti procedurë kundër një kumanovari 23-vjeçar i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të marihuanës...

Prokuroria e Kumanovës ngriti procedurë kundër një kumanovari 23-vjeçar i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të marihuanës, kumtoi sot Prokuroria publike.
Prokuroria themelore publike – Kumanovë solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër kumanovarit 23-vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar se e ka fshehur veprën penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi penal.
Prokuroria i parashtroi Gjykatës themelore Kumanovë propozim për shqiptim të masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa në drejtim të sigurimit të zhvillimit të papengueshëm të procedurës penale.
Pas propozimit të prokurorisë, gjykata solli vendim me ë cilin personit të dyshuar i caktohet paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve./mia
