Botë

BE planifikon ta vaksinojë 40 për qind të popullsisë në valën e parë

26.08.2020 20:25

Vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan vaksinimi kundër Kovid-19...

Vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan vaksinimi kundër Kovid-19 për të paktën 40 për qind të banorëve të tyre.

Synimi i BE-së për vaksinimin fillestar është dyfish më shumë nga qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e parashikon vaksinimin e 20 për qind të popullsisë në botë që i përkasin grupeve më të rrezikuara, dhe vlerëson se kjo e zvogëlon disponueshmërinë e vaksinave për vendet më pak të zhvilluara.

“Të gjitha grupet deri më tani të njohura të rrezikuara me shumë gjasa do të mbulojnë 40 për qind të popullsisë, në varësi të situatës demografike në vendet”, thuhet në dokumentin e miratuar nga ekspertët shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së në fund të korrikut, si dhe Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe Ballkani.

Në dokument theksohet se më shumë se 200 milionë qytetarë të BE-së i përkasin “grupeve prioritare”, përfshirë njerëzit me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë./mia