Botë

SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Rusisë

26.08.2020 21:05

Uashingtoni shtoi dy institute për hulumtim pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes në listën për sanksione, kumtoi në ueb-faqen e vet Ministria amerikane e Tregtisë...

Dokumenti u publikua nga Zyra për industri dhe siguri në ueb-faqen e Regjistrit federal. Këto organizata janë të dyshuara se punojnë me armë kimike dhe biologjike, transmeton BGNES.

Janë imponuar masa restriktive kundër Institutit të 33-të qendror për hulumtim shkencor, Institutit të 48-të qendror për hulumtim shkencor në Kirov, Sergiev Posad dhe Ekaterinburg, si dhe Institutit shtetëror hulumtues për kimi organike dhe teknologji pranë Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë.

Në qershor, Instituti i 48-të qendror për hulumtim e testoi vaksinën ruse kundër koronavirusit për toksine, siguri, imunitet dhe efikasitet mbrojtës.

Njeriu i parë i Qendrës “Gamaleja”, ku po bëhet vaksina, iu falënderua kryesisë dhe personelit të institutit për punën e frytshme dhe cilësore. Përfshirja e këtyre organizatave në listat e Ministrisë amerikane të Tregtisë do të thotë se autoritetet amerikane imponojnë kufizime të eksportit, ri-importit dhe transfereve të mallrave në pajtim me rregullativat ekzistuese të personave dhe organizatave që paraqesin rrezik për siguri nacionale dhe interesat  e politikës së jashtme të SHBA-së./mia