Gjermania e heqë testin e detyrueshëm PCR për udhëtarët nga rajonet me rrezikshmëri
Gjermania do t’i heqë testet e detyrueshme për koronavirus për udhëtarët të cilët kthehen nga rajone me rrezik të lartë...

Gjermania do t’i heqë testet e detyrueshme për koronavirus për udhëtarët të cilët kthehen nga rajone me rrezik të lartë dhe do të fokusohet në testim të personave me simptome apo të atyre të cilët kanë qenë në kontakt me Kovid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jens Shpan.
Ai tha se gjatë pushimeve verore, numri i testeve në Gjermani pothuajse është dyfishuar, në 900.000 teste brenda javës, pjesërisht që të identifikohen njerëzit të cilët janë infektuar jashtë vendit.
Deri më tani, njerëzve të cilët ktheheshin nga rajone me rrezik epidemiologjik, iu mundësohej testim pa pagesë në vendkalimet kufitare gjermane, me qëllim që të evitohet karantina e obligueshme dyjavore nëse janë negativë ndaj testit.
Udhëtarët të cilët kthehen nga rajone me rrezik të lartë, ku bëjnë pjesë shumica e vendeve jashtë BE-së dhe disa rajone në kuadër të saj, në të ardhmen do të duhet të shkojnë në karantinë të detyrueshme, por prej tani të mos jetë pa pagesë, përveç nëse nuk e kërkon mjeku.
Ministri Shpan nuk kumtoi se kur do të ndryshojë strategjia për testim, por vendimi, sipas të gjitha gjasave, do të sillet nesër në takimin e kancelares Angela Merkel dhe guvernatorëve të të gjitha 16 provincave./mia
