Vrau 51 persona në dy xhami, dënohet me burgim të përjetshëm Brenton Tarrant
Një gjykatë në Zelandën e Re ka dënuar me burgim të përjeshtshëm....

Një gjykatë në Zelandën e Re ka dënuar me burgim të përjeshtshëm pa të drejtë lirimi me kusht, personin që vrau 51 persona në dy xhami.
Brenton Tarrant, 29 vjeç i cili akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe që u arrestuar nën akuzën për terrorizëm është i pari person që dënohet me këtë lloj dënimi në historinë e Zelandës së Re.
Gjykatësi i quajti veprimet e tij si jonjerëzore duke shtuar se ai nuk ka treguar mëshirë.
“Krimet tuaja janë aq të liga, saqë edhe nëse ndaloheni derisa të vdisni, kjo nuk do të shterrojnë kërkesat e dënimit. Në secilën prej 51 akuzave për vrasje, nga e para te e 51-ta, jeni i dënuar me burgim të përjetshëm. Dënimin do ta vuani pa të drejtë ankese” – tha gjykatësi, Cameron Mander.
Vendimi u prit nga një turmë e madhe qytetarësh dhe familjarë të viktimave, që ngritën duart nga qielli duke falenderuar drejtësinë dhe Zotin për dënimin e terroristit që i la ata pa të afërmit e tyre.
Për imamin e xhamisë në Christcurch, dënimi nuk do t’i kthejë pas viktimat, por tregon se drejtësia u vu në vend.
“Sot u vu në vend drejtësia për krimin e tij të tmerrshëm. Asnjë dënim nuk do ti kthejë në jetë të afërmit tuaj, por ne e respktojmë sistemin tonë të drejtësisë dhe komunitetin mysliman dhe jomysliman të Zelandës së Re, që u bënë bashkë kundër urrejtjes. Ky është modeli që ne i prezantojmë Botës. Terroristët janë të gjithë njësoj, ekstremistët përfaqësojnë urrejtjen” – deklaroi Imami i Xhamisë “Al-Noor”, Gamal Foud.
Sulmet e bëra në dy xhamitë, marsin e vitit të kaluar të cilat u transmetuan direkt në rrjet shokuan të gjithë botën. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
