Botë
Erdogan: Pse ky përqendrim në Kobani?
31.10.2014 17:13
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se koalicioni ndërkombëtar që lufton militantët e Shtetit Islamik është duke u përqendruar shumë në qytetin kufitar të Sirisë, Kobani...
Erdogan, i ka bërë këto komente në Paris, pas takimit me presidentin e Francës, Fransoa Hollande.
“Përse Kobani dhe jo vendet e tjera, si Idlibi ose Homsi… Ndërkohë që 40 për qind e territorit të Irakut kontrollohet nga Shteti Islamik”- ka thënë Erdogan.
Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ndihmuar të frenojnë avancimin e militantëve në Kobani, por ata vazhdojnë të jenë të pozicionuar në tri anët e qytetit.
