Qeveria vendosi të hapë shkollat më 1 tetor, Qytetarët: Shkollat të hapen në shtator, me mësim fizik

27.08.2020 14:53

Një ditë pas vendimit të qeverisë për fillimin më 1 tetor të vitit të ri shkollor...

Një ditë pas vendimit të qeverisë për fillimin më 1 tetor të vitit të ri shkollor, qytetarët e anketuar për TVM2 shprehen kundër shtyrjes së ditës së parë të shkollës.

Sipas tyre, përderisa dasmat nuk ndalen, pushimoret janë plot me prindër e fëmijë që nuk respektojnë distancën, është jologjike që t’i mbash fëmijët larg bankave shkollore. Janë edhe kundër vendimit për mësim online, duke e cilësuar si joefikas, e kjo u tregua edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit të kaluar shkollor. Edhe fëmijët mezi presin të kthehen në klasa.

“Unë mendoj që fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Është e palogjikshme që një fëmijë të mësojë prej në telefon. Si në gusht,  shator apo tetor, duhet që fëmijët të jenë në shkollë.”,- u shpreh një qytetar.

“Unë jam ende në shkollë fillore dhe mendoj që më mirë do të ishte  me prezencë fizike.”,- tha një nxënëse. 

“Duhet të hapen shkollat dhe çerdhet, sepse përderisa organizohen dasma, ahengje të ndryshme, pse mos të fillojë me kohë shkolla.  Fëmijët do të na ngelin analfabet.”,- theksoi një qytetar.  

Qeveria në largim ka miratuar tashmë edhe protokollet mbrojtëse për fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën që do të ndjekin nga një tetori mësimin nëpër klasa. Nxënësve do t’u matet temperatura edhe në shtëpi dhe para hyrjes në klasë, do të jenë jo më shumë se 20 nxënës në klasë, distanca është e obliguar, nuk lejohen përshëndetjet fizike e as përdorimi i klimës. Mësuesit nuk guxojnë të largohen nga hapësirat ku janë nxënësit. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)