Botë
20 persona të plagosur në Jerusalem
31.10.2014 17:17
Të paktën 20 persona u plagosën në përleshjet mes policisë dhe demonstruesve para shtëpisë së palestinezit, Mu'teza Hixhazit, në Jerusalemin Lindor, i cili u vra dje nga policia izraelite...

Pas vrasjes, u tensionua situata në Jerusalem. Në rrugët e Jerusalemit mund të dëgjohen slogane për “Intifadë”, ndërsa demonstruesit palestinezë i vunë flakën një minibusi.
Mësohet se gjatë përleshjeve me policinë u plagosën 20 persona. Besohet se Hixhazi ka kryer sulmin e armatosur ndaj Rabbinit hebre Joshua Glick të mërkurën.
Për shkak të tensioneve, dje u mbyll xhamia “Al Asqa” në Jerusalem, por ajo sot është rihapur. Kompleksi i xhamisë është rihapur para lutjeve të së premtes, por me kufizime për besimtarët, si masë për sigurinë.
Paraprakisht, lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se mbyllja e xhamisë është “shpallje lufte” nga ana e Izraelit.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Jerusalem që të përmbahen nga tensionet.
