Maqedoni

Covid-19, 7 viktima, 89 raste të reja e 215 pacientë të shëruar

27.08.2020 17:25

Në 24 orët e fundit në vend, 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin Korona...

Në 24 orët e fundit në vend, 7 pacientë e kanë humbur betejën me virusin Korona janë regjistruar 89 të infektuar të rinj teksa 215 pacientë kanë arritur të mposhtin virusin.

Pacientet që humbën betejën me Covid-19 janë 3 nga Shkupi (72 vjeç, 84 vjeç dhe 65 vjeç) një nga Prilepi 65 vjeç një pacient nga Tetova 62 vjeç një nga Gostivari 74 vjeç dhe një nga Kërçova 58 vjeç.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave. Sa i përket rasteve të reja, 39 u regjistruan në Shkup, 10 Kumanova, kurse qytetet e tjera më pak se 10.

Edhe për nga numri i pacientëve të shëruar kryeson Shkupi. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar gjithsej 14,004 persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar, numri i rasteve aktive është 2.697.