Botë
Maliqi: Agjenda për vizitën e Ramës ende po negociohet
31.10.2014 17:19
Teksa na ndajnë vetëm dhjetë ditë para vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, ende nuk është vendosur agjenda që do të përmbajë kjo vizitë...

Këshilltari i kryeministrit për çështjet e rajonit, Shkëlzen Maliqi, thotë për TVM2 se po negociohet për një agjendë të njëjtë me atë të 22 tetorit, sepse Beogradi po jep disa shenja se ka frikë nga mesazhi i Ramës në Luginën e Preshevës.
Më tej, Maliqi shprehet se Serbia është në luftë absurde ideologjike me Shqipërinë, të cilës i ka ardhur koha t’i jepet fund.
Sa i përket ngjarjeve të 14 shtatorit që ndodhën në stadiumin e Beogradit, këshilltari i kryeministrit Rama thotë se politika serbe e shfrytëzoi dhe e përdori incidentin kundër Shqipërisë.
Fillimisht, vizita e kryeministrit, Edi Rama, ishte parashikuar të zhvillohej më 22 tetor, por ajo u shty pas acarimit të situatës politike mes dy vendeve, pas incidenteve të 14 tetorit ne Beograd.
LULJETA NDOKA
