Botë
Covid-19, 6 të vdekur dhe 141 raste të reja në Kosovë
27.08.2020 19:04
Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv...

Janë testuar gjithsej 534 mostra, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 12981 raste nga 49277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 143 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3398.
