Rusia hapi hetim për helmim të mundshëm të Navalnit
Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë sot bëri të ditur se ka hapur hetim për shëndetin e opozitarit...

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë sot bëri të ditur se ka hapur hetim për shëndetin e opozitarit dhe njërit ndër kritikët kryesor të Kremilinit Aleksej Navalni, për shkak të helmimit të mundshëm.
Navalni (44) është në gjendje kome të induktuar në spitalin e Berlinit, ku është transferuar të shtunën, pasi është sëmurë në fluturimin mbi Siberi. Spitali gjerman bëri të ditur se kontrolli i parë mjekësor të Navalnit tregon në helmim, derisa mjekët rusë, të cilët e trajtonin në spitalin siberian, kanë pohuar ndryshe.
Kremlini këtë javë publikoi se dëshiron që rrethanat për gjendjen e Navalnit të zbulohen dhe shfaqi shpresë se incidenti nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me Perëndimin.
Gjermania, Franca dhe vendet e tjera i bënë thirrje Rusisë të zbatojë hetim gjithëpërfshirës. Ministrat e BE-së pritet së shpejti të bisedojnë për gjendjen e Navalnit.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Znan-Iv le Drian, deklaroi se nuk kupton pse Rusia nuk ka marrë qasje transparente lidhur me helmimin e mundshëm të Navalnit./mia
