Botë

Laura e goditi Luizianën, një vajzë e ka humbur jetën

27.08.2020 21:04

Uragani Laura e goditi Luizianan jugperëndimore si një nga stuhitë më të forta që e ka goditur shtetin...

Uragani Laura e goditi Luizianan jugperëndimore si një nga stuhitë më të forta që e ka goditur shtetin, siç u kumtua, raportet zyrtare thonë se një vajzë e ka humbur jetën, por besohet të ketë më shumë viktima.

Guvernatori Xhon Bel Eduards ka marrë raport për viktimën e parë, vajzën 14 vjeçare e cila ka vdekur kur mbi shtëpinë ku ka jetuar është rrëzuar një dru. “Presim se do të ketë më shumë viktima”, ka shkruar në Tuiter zëdhënësja e Eduards”, Krisitina Stivens.

Edvard dhe Guvernatori i Teksasit Greg Abot thanë se kanë angazhuar ekipe shpëtimi. Abot deklaroi se evakuimi i mijëra njerëzve kishte parandaluar vdekjen në shtetin e tij, ndërsa Edvard tha se autoritetet e Luizianës ende po vlerësojnë dëmin.

Të dy guvernatorët thanë që vala e përmbytjeve nuk ishte aq e rrezikshme sa druheshin fillimisht, transmeton Zëri Amerikës. Rajoni i Luizianës të cilën e goditi Laura është shumë i ndjeshëm ndaj valëve të oqeanit. Parashikohet që Laura të shkaktojë edhe tornado në Luzianë./mia