Probleme me shëndetin, kryeministri i Japonisë vendos të dorëhiqet

28.08.2020 09:52

Kryeministri japonez Shinzo Abe....

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe,  do të japë dorëheqjen për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Lajmi vjen vetëm katër ditë pasi ai tejkaloi rekordin për garën më të gjatë radhazi si drejtues i vendit në historinë japoneze.

Abe ka vuajtur nga një sëmundje inflamatore e zorrëve, por gjendja e tij mendohet se është përkeqësuar kohët e fundit.

Transmetuesi publik NHK tha se 65-vjeçari dëshironte të shmangte shkaktimin e problemeve për qeverinë e tij.

Abe, 65 vjeç, ka qenë kryeministër për gati tetë vjet, një rezultat i rëndësishëm në një vend të mësuar me rotacion të vazhdueshëm.

Gjatë qëndrimit të tij në pushtet, mbikëqyri rimëkëmbjen e Japonisë nga një tërmet shkatërrues, tsunami dhe katastrofa bërthamore, rivendosi sistem të fortë ekonomik dhe favorizoi duke mbajtur marrëdhënie të mira me një president të paparashikueshëm amerikan si Donald Trump.

Sipas ligjit japonez, nëse dorëhiqet kryeministri, atëherë detyrën e merr një kryeministër i përkohshëm.