“Covid 19”, vazhdon rritja e shifrave të botë, rikthehen kufizimet
45.966 raste të tjera të koronavirusit dhe 1.116 vdekje...

45.966 raste të tjera të koronavirusit dhe 1.116 vdekje të lidhura me virusin u regjistruan në Shtetet e Bashkuara gjatë 24 orëve të fundit .
Kjo sjell totalin në mbarë vendin në të paktën 5,867,785 infeksione të konfirmuara COVID-19, përfshirë 180.824 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ndër numrat më të mëdhenj të vdekjeve në botë nga virusi Korona.
Rastet e të infektuarve me Covid 19 në Amerikën Latine arritën në shtatë milionë.Brazili ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve në Amerikën Latine me 3.761.391. Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas Brazilit në Amerikën Latine , radhiten Peruja, Meksika, Kolumbia dhe Kili.
India raportoi një rritje rekorde ditore me rastet e reja të infektimit me coronavirus. Sipas të dhënave nga Ministria Federale e Shëndetësisë, 77,266 persona të rinj janë infektuar me virusin, për një total prej 3.39 milionë të të infektuarve që nga fillimi I pandemisë . 1.057 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 61.529.India ka rritjen më të madhe ditore në numrin e infeksioneve të reja në botë që nga 7 gushti dhe është vendi i tretë më i prekur pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.225.249 numri i rasteve me COVID-19. Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.685 raste të reja dhe me 254 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 28.910.Numri më i lartë i viktimave në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 13.628, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.342 dhe në Algjeria 1.475 vdekje.Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 618.286 raste, Egjipti me 98.062 dhe Maroku me 57.085 raste. numri i të shëruarve në Afrikë është 957.854.
Vendet europiane po shtrëngojnë masat për të para\ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë
Në 16 lande në Gjermani janë ndaluar festat e mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Po ashtu autoritetet thanë se tifozët nuk do të mund të marrin pjesë në eventet sportive, të paktën deri në dhjetor.Kushdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik do të marrë dënim prej 50 eurosh. Gjermani po shënon një rritje serioze e rasteve. Shifrat e përditshme të infeksioneve janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit. Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje të infektimeve konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe ata që kthehen nga pushimet.
Franca zgjeroi urdhërin për të mbajtur maskën në të gjithë kryeqytetin, Paris, dhe ngriti numrin e rajoneve të vlerësuara si “zonë e kuqe” në 21. Numri i rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin ishte mbi 6.000 raste.
Në Spanjë, autoritetet njoftuan se fëmijëve mbi gjashtë vjeç do t’u kërkohet të mbulojnë hundën dhe gojën në shkolla.
Vendet në të gjithë botën po përpiqen të balancojnë nevojën që njerëzit të kthehet në punë e në shkollë, me masat për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Virusi Korona u ka marrë jetën më shumë se 826,000 njerëz në të gjithë botën që nga paraqitja e rasteve të para në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 24 milionë të infektuar.
