Kulturë

Ekspozitë në Shkup me veshje nga Karshiaka

31.10.2014 18:02

Në organizim të Shoqatës Qytetare “AKSI” në Kurshumli An të Çarshisë së Vjetër të Shkup, u mbajt ekspozitë me veshje popullore dhe ushqime tradicionale karakteristike për rajonin e Karshiakës...

 
Afet Jashari, iniciator për manifestimin e parë, thotë se veshjet e rajonit të Karshiakës janë më të vjetra se një shekull, janë mbledhur nga viset e ndryshme të Karshiakës dhe nuk kanë pësuar ndryshime nën ndikim të kohës moderne.
 
Vizitorët u ndanë të kënaqur nga ekspozita e veshjeve, por mbresë ju ka lënë edhe ushqimi karakteristik për rajonin e Karshiakës.
 
Qëllimi i shoqatës është që kjo ekspozitë e veshjeve dhe e ushqimit të jetë tradicionale, si dhe në të ardhmen planifikohet që në këtë rajon të hapet edhe një muze ose shtëpi e kulturës, ku edhe në mënyrë institucionale do të ruhet thesari popullor.
 
LUMTURIE HAJRO