Nigeri, 45 të vdekur nga përmbytjet, 20000 shtëpi nën ujë
28.08.2020 12:51
Të paktën 45 persona kanë humbur jetën...

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura që vazhdojnë që nga muaji qershor në Nigeri.
Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura që nga muaji qershor janë ndikuar mbi 226.000 persona dhe kanë humbur jetën 45 persona. 20.000 shtëpi dhe 24 xhami kanë mbetur nën ujë, kanë ngordhur mbi 4.290 gjedhë të trasha, janë dëmtuar 448 hambarë dhe tokë e punueshme prej 5.306 hektarë.
Gati gjysma e popullatës në kryeqytetin Niamey me popullsi prej rreth 1,5 milionë njerëz jetojnë në pjesën e lumit Niger.
Vitin e kaluar nga përmbytjet në këtë vend, humbën jetën 32 persona.
