Maqedoni
“Dhuro gjak, shpëto një jetë”, aksion për dhurimin e gjakut në Shkup
28.08.2020 15:28
Si tradicionalisht, në Ditën e Shën Mërisë, në shtëpinë e ARM-së në Shkup...

Si tradicionalisht, në Ditën e Shën Mërisë, në shtëpinë e ARM-së në Shkup u organizua aksioni për dhurimin e gjakut. Sigurisht që gjithçka u ndërmor në kushte të masave të rrepta mbrojtëse nga pandemia Covid-19.
“Gjatë periudhës së verës gjithmonë kemi mungesë gjaku dhe kjo është arsyeja përse ky aksion ka kaq shumë rëndësi.”,- u shpreh sekretarja e Kryqit të Kuq – Qendër, Valentina Kuleska.
“Dua t’u apeloj njerëzve të mos frikësohen për shkak të situatës momentale me pandeminë Covid-19. Ne respektojmë të gjitha protokollet mbrojtëse.”,- u shpreh mjeku në Institutin e Tranfuziologjisë, Eftim Dimitrovski.
“Qëllimi i dhurimit të gjakut është që t’u ndihmohet të gjithë atyre që kanë nevojë për arsye shëndetësore.”,- theksoi një dhurues gjaku.
“Me dhurimi e gjakut kontribuohet për të shpëtuar jetë njerëzore, është gjëja më humane që çdo qytetar duhet ta bëjë.”,- u shpreh një dhurues gjaku.
“E konsideroj gjakdhënien si një veprim humanitar dhe çdo njeri të paktën një herë në jetën e tij duhet të bëjë një veprim kaq human.”,- u shpreh një dhurues gjaku.
Aksione të tilla nuk mbahen vetëm në ditë festive. Para 4 ditësh ishte policia në Dibër ajo që ndërmori një aksion për dhurimin e gjakut.
Para një jave u mbajt një aksion edhe në Kërçovë. Megjithatë, nuk keni pse të prisni ftesa, çdo qytetar që dëshiron të japë gjak, këtë mund ta bëjë në çdo kohë në qendrat e specializuara të dhurimit të gjakut.
FITORE DEMOLLI
